Libri i Ri: -“Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”.
Duke uruar që të jeni mirë nga tërmeti i ditës së shtunë, ju ftojmë nesër, datë 24 Shtator, në orën 11.00, në ambientet e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar, në promovimim e katalogut “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”, në variantin frëngjisht (shqip – frëngjisht).

Libri i Ri: -“Thesare të Muzeut Historik Kombëtar”.

Botimi i katalogut u bë i mundur falë mbështetjes së Ambasadës së Republikës Franceze, akredituar në Tiranë.

Aktiviteti, krahas autorëve, do të përshëndetet nga ambasadorja franceze Christine Vasac.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe 29 Shtatorit – Ditës Kombëtare të Trashëgimisë.