Zbresin temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

24 MARS 2020

Ditën e sotme priten reshje të dobëta shiu në të gjithë vendin, ndërsa në qarkun e Elbasanit reshjet priten lokalisht mesatare.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në Veri dhe në Lindje, në lartësitë mbi 600 m, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 9 °C

në vendet e ulëta: 2 /9 °C

në vendet malore: -5 / 7 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ndërsa gjatë gjysmës së dytë të ditës, era pritet të pësojë një dobësim gradual.

Gazeta Sot