Votat e pavlefshme, si do ndryshonte rezultati në tri qarqe

– 05/05/21

Vetëm në tri qarqe, Tiranë, Durrës, Elbasan kemi një sasi prej 35 mijë votash të pavlefshme, të cilat mund të përmbysnin rezultatin në favor të njërës palë, ose mund ta thellonin në favor të palës tjetër.

Vetëm në Tiranë, opozita mund të shtohej me dy mandate, ose ato dy mandate t’i kalonin të gjitha mazhorancës.

Në Durrës, rezultati do mund të barazohej e kështu me radhë. Por më i rëndësishëm është fakti se në të gjithë vendin janë 83 mijë persona që iu është refuzuar shprehja e vullnetit të tyre, kanë mbetur të papërfaqësuar dhe kjo do të mjaftonte për t’i shpallur këto zgjedhje të pavlefshme.

Gazeta Mapo