Vjen kthesa e befasishme e motit .-  Paralajmërojnë meteorologët

29 PRILL 2021

Vala e parë e nxehtësisë Afrikane do të përfshijë Evropën juglindore me qendër Greqinë dhe Turqinë kur temperaturat pritet të tejkalojnë 30 gradë Celsius ditëve të ardhshme. Edhe territoret tona do të preken pak a shumë nga kjo valë nxehtësie, por ne pritet të jemi në periferi të kësaj mase të nxehtë ajrore.

Në anën tjetër në Evropën veriore, veriperëndimore, disa pjesë të Evropës perëndimore dhe qendrore pritet të mbizotërojë mot i freskët për arsye të depërtimit të masave të freskëta ajrore nga Atlantiku.

Përpos që do të jemi në periferi të ajrit të nxehtë Afrikan tek ne priten edhe erëra jugperëndimore dhe nganjëherë edhe vranësira të cilat pritet të pengojnë rritjen e madhe të temperaturave.

Sidoqoftë edhe te ne nga nesër na pret mot më i nxehtë se ditëve të kaluara dhe temperaturat pritet të shënojnë rritje progresive. Dita më e nxehtë pritet të jetë e premta sepse do të kemi shumë rreze diellore. Edhe e shtuna pritet të jetë mjaft e nxehtë, por ekzistojnë gjasa që të ketë vranësira të cilat eventualisht do të pengonin rritjen e madhe të temperaturave.

Nga fillimi i javës tjetër priten ulje graduale të temperaturave.

-Meteoballkan

Nga Gazeta Sot