Viziore te shumte në sitet arkeologjike të Fierit. –

Fier, 15 korrik – Zyra e turizmit në qytetin e Fierit ka marrë të gjitha masat për pastrimin e vijes bregdetare.

Enkeleda Troka, drejtore e turizmit është shprehur se edhe pranë siteve arkeologjike po punohet me orare të zgjatura për krijimin e kushteve sa me të mira për vizitorët dhe turistët.

Sipas Trokes, një rëndesi e vecante i është kushtuar edhe sigurisë dhe rendit në te gjitha pikat e frekuentuara nga turistet, sidomos pranë vendeve arkeologjike ku numëri i vizitorëve shkon në 1 400 persona në ditë.


Qarku i Fierit ofron turizem bregdetar dhe kulturor.

Me një vijë bregdetare prej 74 km, plazhet kryesore jane ato te Semanit, Pishporos,Hidrovorit dhe Divjakes në rrethin e Lushnjes.

Turistet mund te vizitojnë edhe Apolonine në Fier, Bylisin dhe Nikaen ne Mallakaster si dhe Manastirin e Ardenices ne Lushnje.