“Vendimi i paligjshëm”- ‘Europa Nostra’ reagim urgjent për shembjen e Teatrit Kombëtar, lajmëron institucione të rëndësishme evropiane
“Vendimi i paligjshëm”- ‘Europa Nostra’ reagim urgjent për shembjen e Teatrit Kombëtar, lajmëron institucione të rëndësishme evropiane
14 maji 2020
Në një reagim në Twitter, Europa Nostra e konsideron të paligjshëm vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në postim, thuhet se godina mbrohet nga ligji si dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët.
“Ne jemi për kulturën e Evropës. Kjo është arsyeja pse ne kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës.
Teatri ruhet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”– thuhet në reagim.
Në fund të deklaratës urgjente, Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qëndrim disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim, David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri.
Europa Nostra ka vënë në dijeni për këtë qëndrim edhe Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, të cilët po ndërmarrin veprime për shembjen e Teatrit, si dhe Aleancën për Teatrin, që është në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Gazeta Panorama