23 Mars 2024

Deputeti i partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me analizat e kryera nga një emission investigativ për qumështin e prodhuar nga kompanitë shqiptarë. Nga këto analiza rezulton se qumështu ka ujë në tejkalim të normave. Në lidhje me këto analiza Vasili shkuan se korrupsioni dhe pazaret kanë mbyllur sytë dhe nuk kryen kontrollet edhe pse ka kapacitetin për ta kryer këtë.

Vasili më tej shtoi se ushqyerja e fëmjevë me qumësht të tillë është një kequshqyerje dhe krim per të ardhen dhe rritjen e tyre. Vasili shkruan se pret Ramën që të reagojë dhe të justifikohet me ulerimat e tij idiote.

Postimi i plotë i Vasilit:

Qeverie e vdekur, as qumeshtin e mbushur me uje, qe pijne femijet nuk e kontrollon!
Analizat e kryera nga emisioni investigativ Piranjat per qumeshtin e prodhuar nga kompanite shqiptare, qe tregtohet gjeresisht kane treguar se ky qumesht ka uje me bollek ne tejkalim te normave. Analizat e kryera ne Laboratorin italian Neotes kane treguar se Indice crioscopico apo treguesi i sasise ujit ne qumesht ka dale teper i larte.

Pra thuhet se shitet qumesht, por realisht shitet uje me qumesht. Ky qumesht me uje perdoret jo vetem ne familje, por edhe ne kopshte e cerdhe si ushqim baze per mijra e mijra femije. Shteti i cili duhet dhe mund ti bente me shume lehtesi keto analiza nuk ben asgje dhe lejon qe me kete qumesht pa vlere te ushqehen femijet qe e kane ushqimin kryesor. Shteti i ka te gjitha mundesite dhe kapacitetet per te kontrolluar, por korrupsioni dhe pazaret ja mbyllin syte.

Te ushqesh femijet me nje qumesht te tille me uje dhe pa asnje vlere eshte nje kequshqyerje e vertete dhe kriminale, qe ndikon ne te gjithe te ardhmen e zhvillimit dhe rritjes se tyre. Eshte nje faj dhe pergjegjesi shume d rende qeverise, qe mbush zyrat e shtetit me patronazhiste rilindas gjithfaresh duke e lene shtetin per faqe te zeze. Tani po presim Edi Ramen te filloje te mbrohet e justifikohet me ulerimat idiote te tij, por fakti eshte aty, i qarte dhe i padiskutueshem: femijet pijne uje me qumesht, sepse germadha e qeverise se ketij ka vdekur dhe eshte e afte vetem per te vjedhur dhe per te rrembyer çfare ti dale perpara.

Gazeta Sot