7 Janar 2026

Në Shën Mitër Korona, në Kalabri – një nga qendrat më të njohura të arbëreshëve të Italisë – është kremtuar sot Epifania, ose siç e quajnë vetë arbëreshët, Ujët e Pagëzuem.

Ceremonia u mbajt në Katedralen e Shën Mitrit në Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi).

Bekimi i ujit u krye nga peshkopi i Eparkisë së Horës së Arbëreshëvet, Raffaele De Angelis. Përpara bekimit të ujit, u krye parakalimi i grave të kësaj qyteze, të veshura me kostume tradicionale arbëreshe dhe që mbanin në duar shporta me portokaj.

PAMJET/ “Ujët e Pagëzuem”, rituali i arbëreshëve

Dita e “Ujët të Pagëzuem” që u zhvillua në sheshin “Vittorio Emanuele” përveç parakalimit të grave dhe bekimit të ujit pati edhe ritualin e fluturimit të një pëllumbi të bardhë.

Komuniteti i arbëreshëve të Italisë i përket besimit të krishterë. Ata njohin papën e Romës si kreun e kishës së tyre, por i përkasin ritit bizantin. Në festat më të rëndësishme të këtij komuniteti, liturgjia mbahet në shqip.