Tubimi madhështor nuk ndalet/ Dita e 10 e protestës kundër Ramës! Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Revolucion

9 Qershor 2026
Mesazhi i kësaj proteste është i qartë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Mijëra protestues marshojnë në kryeqytet në çdo rrugë, në çdo cep dhe kërkojnë largimin e Ramës. Një protestë që vazhdon prej 10 ditësh dhe që duket se nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Kësaj revolte i janë bashkuar me mijëra, qytetarë të pakënaqur, të zhgënjyer nga qeverisja kërkojnë të drejtat e tyre, një jetë me dinjitet, ekonomi më të mirë, shëndetësi, arsim , infrastrukturë, siguri në rrugë, siguri ushqimore. Janë të shumta çështjet që i kanë bërë bashkë.
