Trondit Kryemadhi: – Është kryer një vjedhje spektakolare. Ja si u morën 4.5 milion euro për 4 orë. –

09/02/2019 Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në Korçë ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Kryemadhi tha se Rama ka bërë një vjedhje spektakolare, dhe është munduar ta kalojë pa u vënë re. Sipas kryetares së LSI, në vetëm katër orë, shqiptarëve u vidhen 4.5 milion euro.

“Edi Rama ka bërë një vjedhje spektakolare, dhe është munduar ta kalojë pa u vënë re. Këtu nga Korça po e bëj sqarim për qytetarët. KESH është e detyruar që energjinë që prodhon t’ja shesë OST-së, dhe kjo e fundit ja transmeton OSHEE-së. Qeveria jonë me dy individë miq të kryeministrit ja blen KESH-it, me 39 euro megavatin dhe pas katër orësh ja shet OST-së, me 49 euro megavatin. Pra, këta dy individë, vjedhin për katër orë, 4./5 milion euro shqiptarëve”-tha ndër të tjera Kryemadhi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/