Trondit FBI, nxjerr informacionet e fshehta: Çfarë pritet gjatë betimit të Joe Biden

11 JANAR 2021

Presidenti  Joe Biden që doli fitues nga zgjedhjet e 3 Nëntorit në Amerikë, deklaroi se do të bëjë një ceremoni të vogël betimi për shkak të pandemisë.

Biden deklaroi se, pret që të betohet në 20 Janar në platformën që po ndërtohet në shkallët e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara

FBI ka informacione për një tjetër protestë të madhe të mbështetësve të Donald Trump, e cila pritet të zhvillohet gjatë ceremonisë së inagurimit.

Mediat raportojnë se FBI i referohet informacioneve të siguruara përmes rrugëve operative ku thuhet se protestuesit do të organizohen edhe në grupe të armatosura për të kundërshtuar betimin e Biden si kreu i shtetit.

Më herët, FBI u akuzua se nuk pati informacion për pushtimin e Kongresit Amerikan nga mbështetësit e Trump pak ditë më parë duke ngjallur mjaft debate në SHBA.

FBI njoftoi publikun se pritet që gjatë datave 16-20 janar të ketë protesta para institucioneve lokale në 50 shtete, ndërsa mes datave 17-20 janar parashikohen protesta të armatosura në Washington.

Gazeta Sot