29 QERSHOR 2022
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në  hyrjen e një garazhi në Sarandë.
Mësohet se garazhi është në pronësi të Mariel Muratit , ish-Drejtor i ALUIZNI-t Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në lagjen nr.4.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.Mesohet se hoteli ishte inauguruar para pak ditësh, ndërsa kjo është hera e dytë që i vendoset tritol.

Më 9 shkurt 2021 në hotelin asokohe në ndërtim shpërtheu një sasi e vogël tritoli.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.