Gazeta “Bota Sot” ne Prishtine boton, me 16 mars 2021 nje shkrim : “Shote Galica vdic nga uria ne Shqiperi”.

Autor eshte Adem Bytyqi.

Tregimet per ngjarje historike mundet te serviresh si te duash, por ruaje ne thalb te verteten.

Ky shkrim eshte denigrues per dy arsy.

E para Populli yne nuk lejonte qe te vdisnin nga uria njerez, megjithse edhe ngjarje te tilla kane ndodhur. Por jo per Luftetaren dhe bashkeshorten e Luftetarit Azem Bejta-Galica. Pohimi i tille eshte denigrues dhe poshterues per popllsine e Krujes. E dyta. Qeveria Shqiptare (pushteti i kohes) Shote Galices, i lidhi pension, i dha ndihme ne te holla per te ndertuar banesen, dhe si shqiptare (e Kosoves) i dha dhe toke bujqesore nga toka Shqiptare per te jetuar.

Nuk duhet te ngaterrojme me dashje ose jo simpatine ose urrejtjen per Mbretin Zog (megjithse ne vitin qe shenon autori i shkrimit Ahmet Zogu nuk ishte Mbret) dhe pushtetin e kohes, ne kurriz te fakteve qofte morale te trasheguar te solidaritetit te popullit tone, dhe nuk luftohet Mbreteria Shqiptare me sajime faktesh ne lidhje me figura historike qe jane te admirueshme e respetuara.

Ne nuk duam te mbrojme Mbreterine Shqiptare dhe as te pohojme qe edhe Shota (Qerime) Galica nuk pati veshtirsi ne ato periudha gjate qendrimit ne Shqiperi.

Per autorin dhe gazeten do ishte ne nderin e tyre ta pergenjeshtronin titullin dhe permbajtjen e keti shkrimi.

Arkivi i Shtetit Tirane permban fakte dokumte te hollesishme.

Shenim nga J. Brahaj