Vaksinat ruse dhe kineze në Shqipëri? Ministrja e Shëndetësisë: Po negociojmë për vaksina të sigurta, e kemi kapacitetin për të kryer mijëra vaksinime në ditë

17, mars 2021

Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ që i hap rrugën negociatave me vende të ndryshme prodhuese të vaksinave kundër Covid-19, përfshirë këtu Rusinë dhe Kinën.

Në një intervistë në emisionin “Përballë”, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha:

“Jemi duke negociuar me të gjithë ato shtete apo kompani distributore sikurse e përcakton dhe akti normativ i miratuar nga qeveria dhe që do të miratohet së shpejti dhe nga parlamenti, për të negociuar për vaksina të sigurta të certifikuara”.

Sipas Manastirliut, Shqipëria i ka kapacitetet për vaksinimin masiv të popullatës.

“Shqipëria e ka kapacitetin për të realizuar me mijëra vaksinime në ditë”, theksoi Manastirliu.

j.l./ dita