Pak ditë pas përjashtimit nga PS/ Ambasada amerikane: Jemi krenar për partneritetin me Dritan Lelin. Le të vazhdojmë të…

17 mars 2021

Duke shpërndarë një postim të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan  Leli të dy ditëve më parë, ambasada amerikan e në Tiranë shkruan se ne “jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës”.

Ambasada falënderon kryebashkiakun Leli për mbështetjen.

“Këndet tona Amerikanë në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!”- shkruan ambasada.

Pak ditë më parë,  kryeministri Edi Rama përjashtoi nga radhët e Partisë Socialiste kryebashkiakun, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Vlorës dhe të përfshihej në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Gazeta Panorama