23 Prill 2023

Policia në Sllovaki arrestoi tre gjuetarë të dyshuar për vrasjen e një ariu të murrmë.

”Burrat, të cilët vinin nga Republika Çeke fqinje, u kapën duke transportuar kafshën në makinën e tyre”, tha departamenti special i Sllovakisë për krimin mjedisor, sipas agjencisë TASR.

Ka nisur edhe një procedim penal.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me 5 vjet burg.

Arinjtë e murrmë janë nën mbrojtje të rreptë në Evropë.

Sipas një studimi të vitit të kaluar bazuar në analizat e ADN-së, rreth 1 000 syresh ende enden në vargun malor të Karpateve Perëndimore të Sllovakisë.

Sipas vlerësimeve të organizatave për ruajtjen e natyrës, dhjetëra arinj të tillë bien viktima të gjuetarëve pa leje çdo vit.