22 Prill 2023

Lëmshi vazhdon. Partia Demokratike e Vules pëson një tjetër çarje. Prej disa ditësh në hije, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shfaq sot. Në një postim në Facebook, deputeti demokrat njoftoi se ishte në Vaun e Dejës në krah të kandidatit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, Zef Hila.

Në këtë bashki, PD zyrtare me sekretar të përgjithshëm Bardhin ka vendosur kandidate Klomentina Drinin. Megjithatë Bardhi ka dalë kundër kandidates së partisë që drejton duke mbështetur ish-deputetin Zef Hila, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Për të shmangur rrebeshin e sulmeve, Bardhi është treguar i kujdesshëm që në postim të mos e përmendë emrin e Hilës dhe në foto të mos e përfshijë.

“Në takimin me Kryesinë e Degës Vau i Dejës i shpreha gjithë mirëkuptimin dhe mbështetjen time për qëndrimin lidhur me zgjedhjet e 14 Majit. Situata e krijuar dhe presioni nga bandat në pushtet kërkon unifikimin e çdo opozitari rreth një kandidati të vetëm, për të mposhtur të keqen dhe për të bërë realitet ndryshimin.

Gazeta Sot