Tirane – Protesta kundër vizitës së Vuçiç, tensionohet situata, përplasje mes qytetarëve e policisë

 8 Maji  2019

Është tensionuar situata në bulevard, ku Qendra e Lëvizjes Vetëvendosja, sidhe qytetarë të thirrur nga kjo forcë, po protestojën për të kundërshtuar ardhjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Tiranë dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Tirane – Protesta kundër vizitës së Vuçiç, tensionohet situata, përplasje mes qytetarëve e policisë

Qytetarët kanë tentuar të hyjnë në bulevard dhe të marshojnë drejt sheshit Nënë Tereza, por janë shtyrë me forcë nga policia.

Protesta ne Tirane – Kunder Vicicit (4)

Protesta ka nisur rreth orës 16:00 të ditës së sotme, ku  disa të rinj kanë dalë në bulevardin Dëshmorët e Kombit pranë piramidës duke mbajtur në duar disa pankarta , ku presidenti i Serbisë konsiderohet ‘nongrata’.

Vuçiç ndodhet në Tiranë me ftesë të presidentit Ilir Meta pasi nesër dhe pasnesër do të mbahet samiti i Brdo-Brijunit, që zhvillohet nga viti 2010 në secilën prej shteteve anëtare.

Protesta ne Tirane – Kunder Vicicit (4)

Gazeta Panorama