Protesta në Mirditë kundër Edi Ramës

Nga: Gazeta Telegraf

Një grup qytetarësh dhe mbështetës të Partisë Demokratike protestuan sot në Mirditë kundër qeverisjes vendore dhe premtimeve të pambajtura nga qeveria e kryeministrit Rama.

Protestuesit mbajnë në duar Flamuj Kombetar dhe te PD dhe pankarta me shkrimet

“Rama ik” ,”Fund qeverisë së hajdutëve dhe oligarkëve” , është thirrja e këtyre qytetarëve, të cilët mbajnë në duar dhe flamuj të PD-së.

Protesta ne Mirdite

Ata kanë nisur një marshim në rrugët e qytetit dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet.

Si simbolikë të kësaj proteste, qytetarët mbajnë foto të presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro.