Tirana në “flakë” për çmimet. Protestuesit me flakadanë para Kryeministrise

9 Mars 2022

Me flakadanë dhe thirrje për uljen e çmimit të naftës, duke kërkuar edhe largimin e Ramës e Ballukut, kështu kanë protestuar qytetarët sot kundër rritjes së çmimit të naftës.

Ata tashmë kanë bllokuar një pjesë të bulevardit duke ndaluar qarkullimin e makinave aty, ndërsa shprehen se do të vazhdojnë derisa të plotësohen kushtet e tyre.

Shikoni radhët e makina në Tiranë, protestuesit “rrëmbejnë” bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, policia zbret në terren.

Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta e tyre, ndërsa shumë prej tyre janë ulur në rrugë në shenjë proteste.

Nga OraNews