protestuesit “rrëmbejnë” bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (2)

Shikoni radhët e makina në Tiranë. Protestuesit “rrëmbejnë” bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

9 Mars 2022

Duket se qytetarëve të Shqipërisë u ka ardhur në majë të hundës rritja e madhe e naftës ditët e fundit, çka ka detyruar që të dalin sot në protestë.

Ata u tubuan fillimisht me pankarta, thirrje e flamuj para kryeministrisë, ndërsa tashmë janë shpërndarë dhe kanë bllokuar qarkullimin e makinave në Unazën e Vogël dhe përreth Piramidës.

Ata shprehen se do të qëndrojnë aty derisa tu zgjidhen kërkesat e tyre për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazike.

Ndërkohë, aktori i Humorit Florian Binaj, i cili ishte pjesëmarrës në protestë ka postuar një video ku duken radhët e gjata të makinave.

protestuesit “rrëmbejnë” bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (2)

“Po zgjohet qytetaria” – shkruan Binaj.

Nga OraNews