Shkurte fejzo

Thirrja e Shkurte Fejzes: Bojkotoni produktet serbe, edhe nëse Qeveria detyrohet ta heq taksën. –

Bojkotit ndaj produkteve sërbe, nuk kanë mundur t’i qëndrojnë indiferentë, as artistët e vlerave të mirëfillta.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka reaguar edhe Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, e cila ka kërkuar bojkot ndaj produkteve serbe, edhe nëse Qeveria detyrohet ta heqë taksën.

“Unë jam që të mos hiqet taksa, por:Bojkotoni produktet serbe, edhe nëse Qeveria detyrohet ta heq taksën.Pse duhet ndalesa administrative të na detyron neve, mos të konsumojmë mallërat e tyre, me parat tona”, ka përfunduar Fejza.