Të prekur nga koronavirusi jo vetëm njerëzit, rreth 5000 kuti me këtë produkt ushqimor të prodhuar në Kinë rezultojnë të kontaminuara me COVID-19

17 JANAR 2021

Covid-19 nuk gjendet vetëm te njerëzit, por tanimë edhe në një akullore në Kinë, që askush nuk dëshiron ta provojë. Gjatë testimit rutinor të qeverisë kohët e fundit, tre mostra nga një kompani veriore akulloresh në Kinë rezultuan pozitive për COVID-19.

Zyrtarët tani besojnë se 4836 kuti me akullore mund të jenë kontaminuar – më shumë se gjysma e të cilave ishin shpërndarë për shitje kur dolën rezultatet e provës, njoftoi Sky News të premten. Vetëm 2.089 kuti me akullore mund të konfiskoheshin në kohë, thuhet në raport.

Akullorja u prodhua nga Kompania Ushqimore Tianjin Daqiaodao, ku 1,662 punonjës u testuan të enjten dhe ishin në karantinë. Dr. Stephen Griffin, një virolog në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, tha se një person i infektuar ka shumë të ngjarë të ketë qenë burimi i kontaminimit, shto këtu edhe ndonjë problem në higjienën e fabrikës.

Griffin shpjegoi se virusi mund të mbijetojë në produkt për shkak të temperaturës së ftohtë dhe yndyrës së akullores. Ai gjithashtu i bëri thirrje publikut që të mos panikoset për këtë ngjarje.

Zyrtarët thanë se ata që mund të kenë blerë akulloret duhet të raportojnë, në mënyrë që departamenti i shëndetësisë të gjurmojë rastet e mundshme/ NY Post

Nga Gazeta Sot