Shitet për 10 milionë dollarë kopja e rrallë e botimit të parë të Shekspirit

Kopja e rrallë e botimit të parë të Shekspirit u shit për afro 10 milionë dollarë, duke u bërë vepra më e shtrenjtë e letërsisë, e shfaqur ndonjëherë në ankand, sipas Christie’s.

Koleksioni i 36 pjesëve, botuar, menjëherë, pas vdekjes së dramaturgut, është një nga pesë kopjet e plota ende në duar private, tha shtëpia e ankandit.

Botimi i Parë konsiderohet ndër koleksionet më të rëndësishme të letërsisë në gjuhën angleze. Ai përmban 18 vepra që nuk ishin shfaqur më parë në shtyp, përndryshe do të ishin humbur në histori, përfshirë “Makbethin” dhe “Natën e dymbëdhjetë”.

Është botuar në 1623 nga aktorët John Heminge dhe Henry Condell, miq të dramaturgut anglez, libri titullohet zyrtarisht “Komedi, Histori dhe Tragjedi”, bazuar në tri zhanret e përdorura për të kategorizuar veprat.