7 Prill 2024
Sipas ‘pellazgologut’ dhe ‘hititologut’ Luftulla Peza (me diplomë gjeologjie) hititët, 1300 vjet para Krishtit, hanin sallatë me pirun dhe kanë përdorur emra shqiptar si: Pashk, Yllka, Mark, Sami, Sara, Neki, etj. Madje dhe fjala sallatë, taksë, pirun, tavan janë pellazge sipas tij.
Si ka mundësi që ky “dijetari i madh” nuk e di që emri Pashk rrjedh nga festa e Pashkëve (fjalë latine), dhe u vihet njerëzve që lindin në Prill a Mars (afër festës)? Si ka mundësi që nuk e di se fjala pirun përdoret dhe nga grekët, fjala tavan nga turqit, emri Mark vjen nga Marsi (hyjnia romake e luftës)..?
Si nuk e di ai që Ana, Sara, Zina, Hasan, taksë, sallatë etj, përdoren nga shumë popuj e nuk janë emra shqiptar?
Të gjithë këta sharltatanë pra o shokë i prodhon Akademia e Sazan Gurit që shteti ynë e ka legalizuar.