“Ta mposhtim frikën”, deputeti konfirmon pjesëmarrjen. – Të gjithë bashkë në mbrojtje të demokracisë!

20 MAJ 2020

Nëpërmjet postimieve në rrjetet sociale apo edhe i ftuar në studiot televizive prej ditësh deputeti Lefter Maliqi po bën thirrje për revolucion për përmbysjen e pushtetit.

Vetëm pak minuta më parë Mailqi që konfirmuar se do të jetë pjesë e e protestës së paralajmëruar të ditës së sotme në orën 17:30. Ai shkruan se duhet ta mposhtim frikën për mbrojtjen e demokracisë në të mirë të së ardhmes së vendit.

“Sot ora 17:30 te gjithe bashke ne proteste ne mbështetje te artisteve prane Ministrise se Rendit,te mposhtim friken,ne mbrojtje te demokracise dhe te ardhmes se vendit.”, shkruan Maliqi.

Gazeta Sot