9 Gusht 2022.

Nuk është sekret që Ballkani Perëndimor ka qenë prej kohësh një skenë e rëndësishme për shërbimet

e sigurisë së Kremlinit. Megjithëse Rusia nuk ka trupa në terren, ajo ka zhvilluar një luftë kundër

Perëndimit dhe ndikimit të tij në Ballkan me mjete të tjera, që nga propaganda dhe dezinformimi deri

tek ndihma për grupet nacionaliste, të djathtën ekstreme, e deri tek vrasjet e synuara. Situata është

tensionuar dhe më shumë, pasi qeveria në Prishtinë ka raportuar se agjentët sekretë serbë dhe rusë

po gjejnë shtrirje në veri të Kosovës. Së fundmi shteti kosovar ka ndaluar në hyrje të territorit të saj,

Daria Aslamova, e cila nga shumë shtetet është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për

inteligjencën ushtarake ruse, duke u fshehur edhe nën profesionin e gazetares. Për ekspertin e

kriminalistikës, Ervin Karamuço, ky rast nuk është i fundit.

Ai ka paralajmëruar se një tjetër ruse do të vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare

me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë. Karamuço, bën apel për autoritetet që ta konsiderojnë atë për

“non grata” sa më shpejt. “Rasti “non grata” i një ruse në Kosovë nuk do mbetet i izoluar. Së shpejti do

dëgjoni për një tjetër ruse që do na vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me

mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë. Pres që autoritetet ta konsiderojnë atë për “non grata” sa më

shpejt”, u shpreh ai ditën e djeshme. Alarmi i Karamuços vjen pasi, rusja që do të vijë në Shqipëri,

e mandatar nga OKB pritet të ketë akses në pika shumë të rëndësishme për vendin tonë, si ajo e

porteve detare. Nga informacionet që disponon gazeta “Sot”, zyrtarja e lartë ruse ka pasaportë

kanadeze dhe jeton në Kanada, por origjina e saj është ruse. Kjo lëvizje ka alarmuar shërbimet

inteligjente, për shkak të origjinës së saj.

Spiunazhi rus në Ballkan

Shërbimet sekrete ruse nuk kanë pushuar ndonjëherë përpjekjet në Ballkan, duke përdorur të gjitha

mjetet dhe mënyrat, ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë në shtetet e Evropës. Oficerët e inteligjencës ruse

shpesh kanë si baza ambasadat dhe misionet e tjera diplomatike por në shumicën e rasteve punojnë si

biznesmenë, akademike, madje edhe studentë. Disa prej tyre janë “ilegalë”, duke përdorur dokumente

false dhe prezantohen si qytetarë nga shtete të tjera. Presidenti Vladimir Putin, që ishte edhe vetë një ish

spiun sovjetik, shquhet për hobin e tij ndaj materialeve të inteligjencës. Ai i ka shpërndarë burimet tek

tre shërbimet ruse të spiunazhit: Shërbimi i Jashtëm i Inteligjencës (Sluzhba Vneshney Razvedki), e

njohur si SVR; Shërbimi i Sigurisë Federale (Federalnaya Sluzhba Bezopasnosti), e cila fokusohet

kryesisht në kërcënimet e brendshme të sigurisë (përfshirë ato që derivojnë nga rusët që jetojnë jashtë shtetit):

dhe Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake, GRU (Glavnoye Razvedyvatelnoye Upravleniye).

Spiunët rusë notojnë të padukshëm në periferi, jetën e natës, në zyra qeveritarësh dhe konsulencash në

Perëndim, duke shfrytëzuar besimin natyror dhe kolegjialitetin e një shoqërie të hapur. Spiunazhi rus

kërkon të jetë në ekspansion në shtetet e dobëta dhe të trazuara të Evropës.

Kush janë spiunët rusë që janë shpallur non-grata nga Kosova

Situata alarmante nisi ditët e fundit në Kosovë, ku gazetarja Daria Aslamova u bë rusja e fundit që është

shpallur person “non grata” në Kosovë. Përveç Aslamovas, qeveria kosovare ka shpallur non-grata edhe

dy zyrtarë të Zyrës Ruse në Prishtinë dhe dy të tjerë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK).

Aslamova me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i është ndaluar hyrja në Kosovë për

pesë vjet, pasi ishte ndaluar nga policia e vendit më 6 gusht. Sipas ministrit Xhelal Sveçla, ajo ka qenë

e angazhuar në spiunazh në inteligjencën ushtarake ruse, duke vepruar nën petkun e gazetares.

“Si ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj,

Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan.

Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla.

Ai shtoi se kushdo që dëshiron destabilizimin e vendit do të përballem me forcën e ligjit.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton të destabilizojë vendin tonë,

do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, vijoi ai. 52-vjeçarja

nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse Komsomolskaya Pravda.

Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj pro-Kremlinit. Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si gazetare l

ufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad. Ajo është parë si gazetare në shumë zona

të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë.

 Nga Elmas BOGDANI

Gazeta Sot