18 Mars 2026

Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar se sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, nuk ishte nga hekerat iranianë, por njerëzit që kontrollonin AKSHI-n. Sipas Dervishit ata kërkojnë të thonë që janë të pazëvendësueshëm dhe se kërkojnë mbrojtje.

“U kalua shumë në heshtje kjo histori. Kemi sulm të armatosur ndaj Iranit nga SHBA dhe Izraeli që ndodhi më 28 shkurt. Më 10 mars kur ishte kulmi i lajmeve për këtë punë, ne na hekerohet Kuvendi. Në një moment kur shteti yt është i sulmuar, të shkatërrojnë gjithçka, hakerat iranianë gjetën kohën të merren me diçka që ka zero vlerë. Nuk kemi të bëjmë me sulm nga hakerat iranianë. Është diçka tjetër. Është e besueshme dhe këtë thonë ata që unë kam pyetur. Nuk ka lidhje me hakerat iranianë. Kjo bëhet nga brenda. Kemi pasur dyshime, ekspertë shqiptarë të zotë që të paktën një sulm i ngjashëm kohë më parë është iniciuar nga vetë brenda AKSHI-t. Ekspertët kishin parë që IP nga vinte sulmi ishte nga një PC brenda AKSHI-t. Provokohet një sulm për të thënë që ka ardhur koha që të bëjmë një tender për këtë institucion se u hakerua.

Tani ka një gjë tjetër për të bërë një hakerim fals.

Për mendimin tim dhe të burimeve që unë kam folur mendohet se sulmet bëhet nga disa njerëz që kanë rënë nga pushteti, me në krye Agasin, Beqirin. Janë në kërkim, por nuk e pranojnë dot këtë gjë, që i janë hequr dekoratat. Një nga këta funksiononte si kryeministër në hije.

Këta njerëz kanë punuar fort që të kenë sistemet. Ka dubluar sistemet. Kanë vjedhur TIMS, hipotekat, e-albania-n. e gjithë ajo që ka ndodhur është kjo: Ne jemi të pazëvendësueshëm, ne duhet të mbrohemi dhe të sillemi aty ku ishim. Kuvendi nuk ka sekrete. Gjithçka që flitet në Kuvend, regjistrohet dhe zbardhet, janë nga vitit 1991. Ka gjëra burokratike dhe asnjë sekrete. Nuk ka pse hakerohet. E vetmja logjikë është që ata thonë ;ne jemi të pazëvendësueshëm, duhet të mbrohemi.

Po financohet dhe televizione për të thënë që këta janë burra të mirë.

Sulm i bërë nga brenda, për të thënë që ne njerëzve që e kontrollonim këtë gjë, duhet të na ndihmoni.

Është zgjedhur Kuvendi, mbase për të bërë më shumë bujë”- tha Dervishi.