Studentët e Arteve pesë vite në universitet, me 1 vepër në skenë. –

Studentët e Universitetit të Arteve tregojnë se cilat janë mundësitë që ata kanë për t’u përballur me publikun. Gjatë viteve të shkollës, ata e shikojnë të pamundur këtë, për shkak të mundësive të pakta. Teksa ankohen për kushtet, thonë se nuk mungojnë përpjekjet e tyre private për të qenë pranë spektatorëve

Studentët e Arteve pesë vite në universitet, me 1 vepër në skenë

Studentët e arteve në skenë. Cilat janë mundësitë që ata kanë gjatë 5 viteve studime? Sa arrijnë të përballen me publikun? “ReportTV” ka pyetur disa studentë të degëve të ndryshme në Universitetin e Arteve, se sa të kënaqur janë ata me hapësirat që u krijon universiteti për të qenë pranë spektatorëve? Gjatë bisedës me ta, ndesh jo vetëm mungesën e mundësive për të qenë pranë publikut, por edhe tarifën që ata duhet të paguajnë nëse marrin sallën me qira skenën e arteve. Ndërsa, vetëm një herë në pesë vite, studentët kanë të drejtë që përpos detyrave të kursit çdo semestër, të ngjisin në skenë një vepër të tyren.

“Shkolla s’na ka dhënë asnjë hapësirë, dy tre herë që kam dashur që të marrë sallën me qira për koncerte tarifa minimale e sallës është 350 mijë lekë të vjetra dita. Kaq është për të gjithë, edhe për mua që jam student. Është një koncert që zhvillohet me studentët, ku nga gjithë krijimtaria e një stafi që nuk dihet se kush janë, zgjedhin një vepër tonën, mundësisht më të shkurtrën edhe vetëm kaq. Sigurisht që nuk mjafton. Unë edhe kur kam pas aktivitet të rëndësishme, siç është festivali i fundvitit, më kanë vënë mungesa”, thotw kitaristi Gjergj Kaçinari.

Ka edhe studentë, të cilët mungesën e degës së muzikës së lehtë e kanë shqetësim, prandaj janë të kënaqur që bazuar në programin klasik apo detyrat e kursit që ata bëjnë, të ngjiten në skenë vetëm dy herë në vit

“Unë kam pas mundësi privatisht, por pas shkollës ka një program të detyruar, që del një herë apo dy herë në vit, një kontroll për një program klasik. Pastaj mund të marrësh edhe sallën. Programi është një tip provimi para njerëzve, publikut. Nëse ke dëshirë mund të bësh çdo javë. Unë jam për rryma të tjera, jo për klasik, por njëherë apo dy herë është mjaftueshëm. Unë personalisht kam stil tjetër, por ka studentë të tjerë, që mund të dalin edhe çdo dy javë, kjo është në varësi të dëshirave personale. Kjo varet nga departamenti, programi koncertal”, thotw Ervin Telo, kitarist.

Edhe studentët e arteve pamore, për tekstil-modë, hasin vështirësi të mëdha në materiale

“Brenda shkollës jam angazhuar për tekstilin. Praktikën e kemi në muajin shkurt. Do ta bëjmë brenda shkollës, ndërsa tek pedagogjia varet se kur do na caktohet data. Tek kushtet janë shumë dobët. Aq sa në afrojnë ata, jo shumë, do donim që të plotësoheshim të paktën tek pjesa e materialeve. Plus që ngrohja që është mungesë. Janë shumë gjëra”, Diturie Hosha, tekstil.

Të vetmit të kënaqur janë studentët te vitit të parë, edhe përse nuk e dinë se çfarë mundësish ofron universiteti, shprehen se:

“Një përshkrim i thjesht i shkollës, është që është një shkollë mjaft e mirë. tani është vetëm fillimi s’jemi aktivizuar shumë në shkollë. Nuk na kanë thënë ende asgjë”, studente Denisa Kastrati, flautiste

Megjithatë, për godinën e amortizuar dhe skenën e universitetit të arteve, duket sikur angazhimi i ministres së re të Kulturës për rikonstruksionin e saj është maksimal. E konfirmuar kjo edhe nga rektori i arteve, Kastriot Çaushi, s’na mbetet gjë tjetër, vetëm të shpresojmë se situata e studentëve tek artet do të përmirësohet.

Gazeta: Shqiptarja.com