Struci në Tajlandë vrapon 15 km në autostradë duke sfiduar edhe makinat

Struci ne autostrade
8 Prill 2026
Foto e një struci i cili vrapon për 15 kilometra në një autostradë në Tajlandë është bërë virale.
Pronari i strucit u shpreh se ai ishte vetëm 5 muajsh dhe se ishte mësuar që të vraponte në kafenenë ku mbahej, por se kurrë nuk kishte arritur që të dilte në rrugë.
Strucat e rritur janë zogjtë që vrapojnë më shpejt, me shpejtësi maksimale të regjistruara prej rreth 70 kilometrash në orë.
Struci, i quajtur B1, u kap më në fund rreth 15 kilometra nga qyteti turistik Pattaya, tha pronari i kafshës, Itsara Boriboon.
Ai tha se kishte blerë B1 dhe një struc femër të quajtur B2 pesë muaj më parë për rreth 450 dollarë.
