8 Prill 2026

Dy anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit pas vendimit të Iranit për të rihapur këtë korridor strategjik detar, në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit, sipas të dhënave të MarineTraffic.

Sipas njoftimit të publikuar në platformën X, njw anije mallrash me pronësi greke “NJ Earth” ka kaluar ngushticën në orën 08:44.

Ndërkohë, anija “Daytona Beach”, që mban flamurin e Liberisë, kishte kaluar më herët, në orën 06:59, pak pasi ishte nisur nga porti i Bandar Abbas.

Kalimi i këtyre anijeve konsiderohet një sinjal i parë konkret i rikthimit të lundrimit në një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale të energjisë, pas tensioneve të fundit në rajon.