3 Mars 2023

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se nëse Sali Berisha largohet nga Partia Demokratike, kryeministri Edi Rama rrëzohet për pak muaj.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se Rama e ka në favorin e tij, kur Berisha është në skenën politike.

“Shiko çfarë ndodh me PD-në po iky ky. 4-5 muaj rrëzohet Rama. Rama e ka në favor eksiztencën e Saliut. A e shikon që nuk ka vota?

Ai fiton votat, çfarë rëndësie ka, e djathta është e shkatërruar. Dalja e tij në skenën politike është në krah të Ramës. Rama ku ta gjejë dhe e përkrah”, theksoi ai.