7 Dhjetor 2022

Deputeti, Edmond Spaho, i ftuar në “Ora e Betit” në Rtv Ora thotë se komuniteti ndërikombëtar nuk mund të kërkojë më stabilitet në kurriz të demokracisë.

Sipas tij, sulmi fizik i zotit Berisha do të ketë efekte të mëdha në jetën politike shqiptare.

Spaho: Ata e dinë si është gjendja në Shqipëri por nisur nga interesa afatshkurtra, për të ruajtur stabilitetin, këto interesa afatshkurtra po zgjaten e po zgjaten dhe tani u bënë 10 vjet me Edi Ramën, cedojnë në parimet e demokracisë. Kjo ka çuar në pikën që sot në Shqipëri nuk ka demokraci.Ky mesazh i përçohet komunitetit europian. Kjo ngjarje do të ketë efekte të mëdha në jetën politike të Shqipërisë, mos kujto se do të kalojë kaq lehtë. Unë nuk e përziej komunitetin europian, veçanërisht kryeministrat e nderuar i lë jashtë, por këtu në Shqipëri ka disa të huaj që me qëllim apo ngaqe janë indiferentë, të paaftë apo të korruptuar po e çojnë vendin në përplasje sociale, pikë. Ngjarja e sotme e çon në përplasje sociale Shqipërinë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Nga OraNews