14 Shtator 2026

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të hënë në Tiranë, ndërsa aksioni qytetar shënon ditën e 107-të. Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në shesh, ndërsa prej 2 ditesh tubimit i jane bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora.

Protestuesit kanë bërë thirrje për mobilizim të gjerë, ndërsa në qendër të kërkesave mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. “Rama, jep dorëheqjen” është një nga sloganet kryesore që pritet të shoqërojë protestën e sotme.

Tubimi zhvillohet në kuadër të protestave të nisura prej 107 ditësh, të cilat gjatë kësaj periudhe kanë vijuar me marshime dhe grumbullime në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Pjesëmarrja e diasporës shihet nga organizatorët si një tjetër element i rëndësishëm i protestës, me thirrjen që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit t’i bashkohen qytetarëve në Tiranë.