Sondazhi i Noto-s & RTV Ora/ Hoxha: – Kundërshtia ndaj Bashës në shifra alarmante, mbi 80% e votuesve pro Berishës

23 Nëntor 2021

Gazetari Ervis Iljazaj dhe dhe analisti Artan Hoxha kanë komentuar sondazhin e RTV Ora Neto, sesa besim kanë shqiptarët te ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Kryedemokratit Lulzim Basha.

Iljazaj tha se duket qartë se ka një fragmentizim të lidershipit në opozitën shqiptare, dhe sipas tij kjo ka qenë edhe një nga mangësitë që opozita nuk ka fituar zgjedhjet pasi ka pasur shumë liderë.

Ervis Iljazaj: Duket qartë se ka një fragmentizim të lidershipit në opozitën shqiptare, ka qenë edhe para zgjedhjeve, kjo ka qenë një nga mangësitë që s’ka fituar zgjedhjet, ka pasur shumë lidera. Konsensusi mes opozitës është ndarë mes Bashës dhe Berishës. Shoh që Basha dhe Berisha kanë pak a shumë shifra të njëjta. Kur hyjmë te anëtarët e PD duket se ka një diferencë më të thellë. Berisha është në fushatë kohët e fundit, ka një protagonziëm shumë të madh.

Sondazhi i RTV Ora & Noto: 63% e shqiptarëve nuk kanë besim te Berisha, por 79% e demokratëve kanë besim

Hoxha është shprehur se kundërshtia e shqiptarëve ndaj Bashës është në shifra alarmante, ndërsa shton se 80% e votuesve janë në favor të Berishës.

Artan Hoxha: Duket qartë që kemi një polarizim të madh në PD, ku pozitiviteti edhe i elektoratit dhe i anatërësisë është ndaj Berishës ndërsa negativiteti është ndaj Lulzim Bashës. Shifrat janë të diferencuar. Me interes shoh se ka një pozitivitet jo zero për të dy këta në votuesit e PS. Shoqëria shqiptare ka një zonë mbivendosje, ose të një kalimi  të butë. Berisha kundrejt Bashës duket thekshëm që mbi 80% e anëtarsisë dhe afërsisë e 80% e votuesve janë pro Berishës dhe jo më shumë se 30% e votuesve që janë në favor të Bashës. Kundërshtia ndaj Bashës në shifra alarmante.

Nga OraNews