ina-zhupa

15 Shtator 2026

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka hedhur akuza lidhur me atë që e cilëson si “skema Kayo”, duke e konsideruar një prej rasteve më shqetësuese të përballura nga mediat shqiptare.

Sipas Zhupës, skema nisi me largimin dhe dëbimin e gazetarëve të News24, si dhe me marrjen e materialeve të tyre të punës në mënyrë brutale.

Më tej, deputetja ngriti pretendime të rënda për aktivitetin që, sipas saj, do të zhvillohej në godinën e mediave, duke e lidhur atë me një kompani që ajo e cilësoi si “selia e krimit Kayo”.

“Skema Kayo ishte skema më e frikshme që ne kemi parë kur ka nisur duke dëbuar, duke përzënë, duke ju marrë në mënyrë brutale materialet e punës gazetarëve shqiptarë, duke marrë një institucion mediatik siç ishte godina e institucionit të Neës 24, të BalkanËeb, të gazetës Panorama, sepse aty do të kthehej selia e krimit Kayo. Për të cilën sot ka dyshime dhe ka akuzë për trafikim armësh. Sepse aty nuk prodhohet, sepse nga aty nuk eksportohet, por nga aty dalin armë.

Sipas Ronit Yeffetit janë armë që merren nga Afrika, sillen në Shqipëri dhe më pas përdoren për këtë rrugën e trafikut të armëve”, tha Zhupa nga Komisioni i Medias.