‘Mos u kthe me në Shqipëri’/ Edi Rama sulmon me thonj dhe kërcënon emigrantin shqiptar në Napoli: Të zhduk

‘Mos u kthe me në Shqipëri’ Edi Rama sulmon me thonj dhe kërcënon emigrantin shqiptar në Napoli Të zhduk
15 Shtator 2026
Edi Rama ka sulmuar me thonj dhe ka kërcënuar një emigrant shqiptar në Napoli duke iu drejtuar me fjalët: Të zhduk.
Gazetari Çim Peka ka denoncuar në rrjetet socialet skandalin e ndodhur pasditen e sotme në avionin e linjës Tiranë-Napoli, ku pasagjer ka qenë dhe Rama.
Peka shkruan se, Rama ka sulmuar me thonj emigrantin, i cili i ishte drejtuar kryeministrit që të mos kthehej më në Shqipëri, sepse boll dëme i kishte bërë vendit.
‘Ky duhet mbyll urgjentisht ne psikiatri!
Rama kap me thonjë emigrantin shqiptar duke zbritur nga avioni ne Napoli.
Pse thoni ju: Emigranti e paska këshilluar të mos kthehet më në Shqipëri se boll dem ka bërë. Rama e kap me thonjë duke zbrit nga shkallet e avionit dhe e kërcënon me fjalët: Të zhduk!
Pastaj i drejtohet policisë italiane ta shoqërojë emigrantin shqiptar se i paska bërë foto pa leje.
Me këtë monstër duhet marre seriozisht, ky çdo dite po kërkon argat me …. e vete!’, shkruan gazetari Çim Peka në denoncimin e tij.

