Situata në Ukrainë. – Meta thërret në takim shefin e Shtabit: E kemi vend mik po përballet me agresionin rus

25 JANAR 2022

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim shefin e shtatit të Përgjithshëm të Ushtrisë për të diskutuar mbi situatën e tensionuar në Ukrainë.

Presidenti njofton se “Sot pata një takim pune mjaft të frytshëm me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj”.

“Diskutuam për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran, si edhe për implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Europën dhe për rajonin tonë. Në këtë kontekst, nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse”, njofton kreu i shtetit.

Gazeta Shqip