5 shkurt 2019

Presidenti i vendit Ilir Meta është duke marrë pjesë në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan ku po diskutohet për sfidat që përballet rajoni i Europës Juglindore. Rreziku i ndikimit rus në këtë rajon dhe sfidat e këtyre vendeve në rrugën drejt anëtarësimit në instancat euroatlantike kanë qenë temat kryesore të diskutimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka bërë me dije se ky takim është një mundësi shumë e mirë për gjithë rajonin  për të rritur akoma dhe më shumë bashkëpunimin dhe për të forcuar reagimin kundër sjelljes së politikës ruse në rajon.

“I nderuar të flas sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore, si edhe për luftën kundër sjelljes malinje të Rusisë në rajon.”- shkruan Meta ndër të tjera në postimin e tij në rrejtët sociale.

Meta ka qenë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Begjet Pacolli, ministri shqiptar i Diasporës, Majko dhe  politikanë tjerë shqiptarë