Si u bë Tel Avivi qyteti më i shtrenjtë në botë për herë të parë në histori?

2 Dhjetor 2021

Qyteti i Bardhë është ngjitur pesë vende duke kryesuar listën e vendeve më të shtrenjta për herë të parë, sipas renditjes nga The Economist. Arsyet kryesore për këtë thuhet të jenë fuqizimi i monedhës izraelite – Shekel – ndaj dollarit amerikan, si dhe rritja e kostos së transportit dhe ushqimeve.

Ndërkohë që norma e inflacionit global është në rritje kudo, kostoja e jetesës matet duke përdorur Indeksin Global të Worldwide Cost of Living, i cili krahason çmimin e mallrave dhe shërbimeve në 173 qytete.

Parisi dhe Singapori barazuan në vendin e dytë duke u ndjekur nga Zyrihu dhe Hong Kongu, Nju Jorku në vendin e gjatë dhe Gjeneva në të shtatin.

Vitin e shkuar, vendi i parë u nda mes tre qyteteve: Parisit, Zyrihut dhe Hong Kongut.

Ndërkohë, Damasku u zgjodh vendi më i lirë për të jetuar nga lista e 173 qyteteve.

Sidoqoftë, një faktor kryesor sigurisht mbetet edhe pandemia, kur sipas raportit të the Economist, masat shtrënguese kanë “ndërhyrë në furnizimin normal të mallrave duke shkaktuar mungesa në sasi dhe çmime më të larta”.

Raporti thotë gjithashtu se një tjetër ndikim në indeksimin e këtij viti ishte edhe rritja e çmimit të naftës dhe normës së inflacionit.

Një vrojtim interesant është fakti se si një vend me normë tejet të lartë të inflacionit si Teherani, shkoi nga vendi i 70-të në vendin e 29-të këtë vit, sidomos pasi sanksionet nga SHBA kontribuuan në rritjen e çmimeve dhe mungesën me furnizime.

Kjo është lista e 10 vendeve më të shtrenjta në botë për vitin 2021 sipas the Economist:

Tel Aviv, Izrael

Paris, Francë

Singapor, Singapor

Zyrih, Zvicër

Hong Kong, Kinë

Nju Jork, SHBA

Gjenevë, Zvicër

Kopenhagën, Danimarkë

Los Anxhelos, SHBA

Osaka, Japoni

Nga Gazeta Dita.