12 Tetor 2025

Tifozët kuqezi jane në festë, pas fitores që korri sot përballë Serbisë në qytetin e Leskovac, skuadra jonë e kombëtares së futbollit, duke hedhur një hap madhor drejt kualifikimit për në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Tirana u elektrizua nga festa që në momentin e golit të Rey Manaj në minutën e 46 të pjesës së parë. Atmosfera elektrizuese në kryeqytet rezultoi një ogur i mirë për kuqezinjtë të cilët nënshtruan rivalët serbë në “shtëpinë” e tyre.

Mijëra simpatizantë të kombëtares zbritën në rrugët e kryeqytetit. Të mbledhur fillimisht te sheshi “Nënë Tereza” dhe sheshi “Italia” tifozët marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit Skënderbej për të vijuar festën.

Pas fitores historike, djemtë e Kombëtares zbresin në Rinas, mijëra shqiptarë “rrethojnë” aeroportin

Edhe në Durrës, tifozët kanë zbarkuar në rrugë, ndërsa festojnë duke brohoritur apo duke i rënë borive të makinave.

Festime pati edhe në Shkodër e Elbasan.

Edhe qytete të tjera si Vlorë, Berat, Korçë e Kukës u festua triumfi i kombëtares përballë Serbisë.

Kujtojmë se Shqipëria fitoi 1-0 në Leskovac duke konsoliduar vendin e dytë me 11 pikë, 4 më shumë se rivali direkt, Serbia.

Shqiptarët në Kroaci shpërthejnë në festë pas fitores së Kombëtares Shqiptare me Serbinë

4 ore live/ Shqipëria fitore historike në Serbi, “perla” e Rey Manajt na afron me Botërorin 2026