12 Tetor 2025

Echizen, një qytet japonez, njihet për artin e letrës washi e cila prodhohet me dorë prej më shumë se 1500 vitesh dhe vlerësohet për bukurinë, forcën dhe materialin unik natyral. BBC Travel viziton këtë vend për të mësuar mbi prodhimin artizanal të një prej produkteve më të veçanta në botë.

Nëse ruhet siç duhet, mund të zgjasë deri në 1000 vjet. Dokumentet e lashta të shkruara në washi janë prova e jetëgjatësisë së saj të pakrahasueshme.

Kombinimi i ujit të butë dhe dimrave të ashpër bën që letra e Echizen të ketë cilësi dalluese. Historia e suksesit gjendet në lumin e Echizen.

Legjenda thotë se një ditë, një grua misterioze u shfaq në lumin Okamoto dhe u tha njerëzve si të prodhonin letrën washi. Ajo njihet si hyjnesha e letrës washi”, thotë guida, Haruka Kudo.

Në nder të perëndeshës, prodhimi i letrës konsiderohet ende një aftësi e grave.

“Sugeta” është një lloj tabakaje e veçantë që merr dhe shtresëzon tulin e washi. Më pas, letra zbukurohet përmes një teknike tradicionale me ujë. Pasi mbarojnë, thahen me vakuum dhe një furçë bën që sipërfaqja e tyre të jetë e përsosur.

Për të falënderuar hyjneshën, banorët e Echizen e çojnë letrën në një tempull, i cili është i vetmi tempull në Japoni për washi.

Atje organizohen edhe rituale të ndryshme, të cilat kanë nisur para 1300 vitesh.