“Shqiptarët konsumojnë krunde”.  Shpërthen pedagogu i njohur dhe tregon arsyet përse janë rritur çmimet në vendin tonë

5 TETOR 2021

Pedagogu Rezart Prifti komentoi mbrëmjen e djeshme paralajmërimin e kryeministrit Rama për krizën energjetike në vendin tonë, që mund të sjellë edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tij, nëse kjo deklaratë do të bëhej në një vend tjetër, “ekonomia do të kishte rënë”.

Gjithë bota në kaos si pasojë e problemeve me rrjetet sociale, Erion Braçe kap detajin dhe ngre alarmin: Padyshim që monopoli sjell fitime të mëdha për pronarin!

“Unë nuk qahem nga shteti. Shtetit i kam varur opingat. Ne nuk na funksionon tregu, në çdo treg të botës, nëse Kryeministri do të bënte një deklaratë të tillë, do të kishte rënë ekonomia. Fakti që nuk i kërciti tregut tonë, do të thotë që nuk funksionon.”, tha Prifti.

Më tej, ai ka treguar arsyet që kanë çuar në rritjen e çmimeve.

“E di pse janë rritur çmimet në Shqipëri? Është zhvlerësuar leku, dhe korrupsion është i lartë. Çmimet janë irracionale këtu. E njëjta gjë ndodh me naftën, nuk është monipol, por degjeneratë komplet. Për të mos fol për miellin, që është krunde. Shqiptarët hanë krunde.”, tha ai.

Gazeta Sot