Shqiponja dykrenare zbret në birrën zviceriane. –

Shqiponja dykrenare është bërë frymëzim në Zvicër. Një fabrikë që prodhon birrë në Luzern ka vendosur të ofrojë një ambalazh special në mbështetje të kombëtares në përballjen e sotme ndaj Kosta Rikës.

Gjesti i festimit të dy shqiptarëve që luajnë për kombëtaren zviceriane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me simbolin e shqiponjës, ka ngjallur reagime jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek populli zviceran.

Lajmi më i fundit për “shqiponjën” vjen nga Luzerni, ku një fabrikë që prodhon birrë ka vendosur të ofrojë një ambalazh special në mbështetje të kombëtares në përballjen e sotme ndaj Kosta Rikës.

Në ambalazhin e birrës Luzerner Bier, është një fotografi e shqiponjës dykrenare që e përdorën Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, pas golave në ndeshjen ndaj Serbisë.

Në përkrahje të tyre, kjo fabrikë birre ka shkruar këtë status:

“Birrë Luzern origjinal. E shkëlqyeshme dhe freskuese, tamam si ekipi jonë kombëtar në Kupën e Botës. Sonte do të shënojmë dhe do të fluturojmë drejt 1/8 së finales”.

FIFA ka gjobitur dy futbollistët shqiptarë dhe kapitenin e Zvicrës me 10 mijë dollarë secili dhe duke iu ndaluar përdorimin e simbolit të shqiponjës gjatë këtij botërori.

Zvicrës i duhet të paktën një barazim përballë Kosta Rikës për të kaluar fazën e grupeve.