Rama gati për deklaratë urgjente pas kthimit nga SHBA, zbardhen detajet e konferencës në Rinas

26 Shtator 2026
Nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Duke qenë se nisja sot nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojmë nesër paradite.
Kjo lëvizje vjen pas bujës së madhe në lidhje me çështjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, e cila ndodhet në arrest shtëpie, teksa përgjimet e saj me Ergys Agasin kanë krijuar reagime të shumta në opinionin publik.
Mbetet të shihet nëse kjo do të jetë një nga çështjet për të cilat kryeministri do të flasë apo arsyeja është krejt tjetër.
Sipas njoftimit, orari i adresimit të Ramës do të bëhet publik gjatë paradites së nesërme.
Mesazhi i kryeministrit vjen pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë dhe Rama përballet me kërkesat e protestuesve për dorëheqje.
