26 Shtator 2026

Ndërsa vetëm pritej fjala e kryeministrit Rama nga aeroporti i Rinasit, aty ka mbërritur edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Burime bëjnë me dije se Berisha do të udhëtojë në Strasburg për të ndjekur punimet e Këshillit të Europës.

Berisha do të qëndrojë në Strasburg nga data 28 shtator deri më 1 tetor. Gjatë kësaj periudhe, ai pritet të takohet me përfaqësues të grupeve politike dhe figura të ndryshme europiane.

Takimet do të zhvillohen në kuadër të qëndrimit të tij në Strasburg dhe kontakteve me përfaqësues të institucioneve dhe faktorëve politikë europianë.