Shpërthimi  i vullkanit në Ishujt Kanarie.

19 SHTATOR 2021

Vullkani në ishullin La Palma, pjesë e grupit të ishujve Kanarie, territor të Spanjës, shpërtheu dhunshëm duke hedhur hi dhe llavë në parkun e mbrojtur përreth tij.

Vullkani ndodhet në parkun Cumbre Vieja dhe prej vitit 1971 ishte joaktiv.

Ishulli ishte në gatishmëri për një shpërthim të mundshëm dhe evakuimet nisën që javën e kaluar pas lëkundjeve të shpeshta të tërmetit që paraprinë shpërthimin.

Presidenti i Ishujve Kanarie, Angel Victor Torres i tha TVE se deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Gazeta Shqip