20 Tetor 2026

Dy policë janë kapur duke debatuar ashpër me njëri-tjetrin edhe me fjalor të rëndë, menjëherë pas aksionit të dhunshëm të efektivëve që ndoqën të miturit edhe të rinjtë në lagjet e Tiranës. Njëri prej policëve u shpreh i indinjuar me kolegun që mesa duket i kërkoi llogari pse nuk u tregua i dhunshëm me ndonjë prej të rinjve. Tjetri u shpreh se i erdhi gjynah për të riun dhe se kolegu i tij po flet shumë keq.

Kolegu ia ktheu nëse të vjen gjynah shko e shoqëroji të rinjtë në shtëpi, me ironi.

Polici tjetër ia ktheu se me të nuk ndahet mirë me këtë gjuhë që po flet ai.

Polici 1: Mos më fol herë tjetër ashtu se fole gabim. Më erdhi gjynah.

Polici 2: Të erdhi gjynah? Shoqëroi nëpër shpia. Meqë ke punu në ushtri. Ne po punojmë këtu vllai.

Polici1: Mos ma ngre zërin mu ashtu. Me mu nuk ndahesh mirë, për kokë të fëmijëve. Mos mu bë gjeneral brigade.