Rama Balluku

19 Tetor 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar ndaj të rinjve që protestojnë kundër qeverisë, duke e lidhur atë me mbrojtjen politike që, sipas tij, mazhoranca i dha Belinda Ballukut përmes votave në Kuvend.

Me një mesazh të drejtpërdrejtë kundër kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Bardhi deklaron se dhuna që më parë u përdor përmes votave parlamentare për të mbrojtur pushtetarët po ushtrohet tashmë përmes uniformave të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që kundërshtojnë korrupsionin.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së nënvizon se Policia e Shtetit nuk mund të përdoret si mburojë personale e kryeministrit dhe e Ballukut, duke kujtuar se ajo financohet nga taksat e qytetarëve dhe ka detyrimin të mbrojë ligjin dhe qytetarët, jo pushtetarët.

Gazment Bardhi:

Rama dhe Balluku, nga dhuna e kartonëve te dhuna e uniformave!

Dhuna e kartonëve, me të cilën Edi Rama mbrojti Belinda Ballukun nga arrestimi, sot është shndërruar në dhunë mizore ndaj të rinjve që e refuzojnë korrupsionin e qeverisë.

Policia e Shtetit nuk është garda personale e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ajo paguhet nga taksat e shqiptarëve për të mbrojtur ligjin dhe qytetarët, jo për të mbrojtur pushtetarët e korruptuar nga zemërimi i njerëzve.

Të kthesh uniformën e shtetit në mburojë të korrupsionit është tradhti ndaj atdheut! Policia duhet t’i shërbejë Republikës, jo pushtetit.

Ndërsa Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë mirë të kuptojnë se me shpërblimet e tyre mafioze mund të blejnë edhe pak kohë, por ata e dinë se koha e tyre ka mbaruar dhe pushteti i tyre tani mbahet vetëm me shkopinj policie.