Shkup, 18 Maji 2026

18 Maji 2026
Protesta sot (18 maji) në Shkup arrin një masivitet të madh, atëherë kjo nuk duhet të mbetet vetëm një revoltë njëditore, por një mesazh i qartë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë lodhur nga politika e vjetër dhe figurat që prej dekadash qarkullojnë vetëm për interesa personale.
Ndoshta ka ardhur koha që të rinjtë, studentët, profesionistët dhe njerëzit e papërlyer me korrupsion, poste e pazare politike, të organizohen dhe të krijojnë një alternativë të re politike.
Një lëvizje që nuk ndërtohet mbi frikë, punësime partiake apo interesa klanore, por mbi dinjitet, drejtësi dhe përfaqësim real.
Shumë qytetarë sot ndihen pa zë, sepse politika është kthyer në pronë të disa individëve që nuk largohen kurrë nga skena. Prandaj, një embargo qytetare ndaj figurave të konsumuara politike do të ishte një mesazh se koha e monopolizimit të përfaqësimit shqiptar po përfundon.

Shkup, 18 Maji 2026

Nëse të rinjtë arrijnë të bashkohen rreth një ideje të pastër dhe kombëtare, mbështetja mund të vijë nga të gjitha trojet shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Sepse populli nuk kërkon më fjalë të mëdha, por njerëz që punojnë me përgjegjësi, ndershmëri dhe vizion për të ardhmen.